Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Gjermania mund të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, Austria dhe Çeke konsiderohen zona rreziku

11 Shkurt 2021, 15:15 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Gjermania mund të mbyllë kufijtë me

GJERMANI-Udhëheqësit gjermanë kanë paralajmëruar se nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së kufijve me vendet fqinje, për shkak të infeksioneve të larta nga pandemia e koronavirusit dhe shtimit të infektimeve nga mutacionet e reja.

Sipas TheGuardian, kryeministri i shtetit bavarez Markus Soeder, ka thënë se Austria dhe Republika Çeke janë vende me raste të larta të infektimeve nga mutacionet dhe po shqyrtohet mbyllja e kufijve me to. 

“Ne besojmë se do të ishte e arsyeshme të deklaronim të dy Austrinë dhe Republikën Çeke si zona mutacioni. Kjo ka të ngjarë të ndodhë. Nëse Republika Çeke nuk është në gjendje të marrë masat e duhura për të frenuar përhapjen, atëherë mbyllja e kufirit do është në shqyrtim,”-ka thënë kryeministri i shtetit bavarez Markus Soeder.

Gjermania në fund të janarit ndaloi shumicën e udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si  “zona mutacioni” ose vende të prekura më shumë nga variante e reja, të koronavirusit. 

Ndërsa, vendet fqinje të BE-së vazhdojnë të raportojnë numra të lartë të infeksioneve pjesërisht nga variante e reja. Udhëheqësit gjermanë kanë frikë se mbajtja e kufijve të hapur mund të rrezikojë përpjekjet e vendit për të frenuar mutacionin.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,315,679 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 64,203 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani koronavirusi ne gjermani gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll