Bota

Hoti tregon planin qeverisës për Prishtinën: Në vend do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin

11 Shkurt 2021, 14:47 Nga DOSJA
Hoti tregon planin qeverisës për Prishtinën: Në vend do

KOSOVË- Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti ditën e sotme ka prezantuar programin qeverisës për rajonin e Prishtinës.

Në fjalën e tij ai ka premtuar mbështetje për bizneset. Ndër, të tjera ai ka thënë se në Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe se kryeqyteti do të bëhet edhe kryeqendër e rajonit dhe e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit. Po ashtu, ai ka premtuar një kryeqytet modern dhe qendër administrative të arsimit, kulturës dhe sportit.

“Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara nga qeverisja e Lidhjes Demokratike e Kosovës Prishtina do të shndërrohet jo vetëm në kryeqytet modern por në qendër administrative të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, dhe në nyje, mbi të gjitha në nyje rajonale të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe përtej Prishtina do të jetë nyje lidhëse për hekurudhat modern të rajonit dhe më gjerë, Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit, pikë e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, ai ka shtuar se qeverisja e LDK-së do t’i mundësojë Prishtinës vende të reja pune, mbështetje për bizneset dhe qytetarët.

“Mbështetje specifike për biznese që krijojnë vende të reja pune, mbështetje për prodhim bujqësor lokal dhe ekologjik, rritje të plotë të transparencës dhe eliminim të çdo burokracie. 408 milionë euro është vlera e projekteve të cilat janë të mbështetura nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinë, të cilat i japin dimension krejtësisht të ri zhvillimor kryeqytetit tonë, përfshirë këtu impiantin për ujëra të zeza 97 milionë, rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan, rrugën Prishtinë-Podujevë, zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, zgjerimin e pistës dhe ngritjen e sistemit të aterimit në aeroportin ‘Adem Jashari’, ndërtimin e rrugës A në komunën e Prishtinës”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgedhjet ne kosove zgedhjet ne kosove

Sondazh

Poll