Bota

Thyhet tradita! Ceremonia e ‘Oscar’ do të transmetohet nga vende të ndryshme për shkak të COVID-19

11 Shkurt 2021, 14:35 Nga DOSJA
Thyhet tradita! Ceremonia e ‘Oscar’ do të transmetohet nga

SHBA– Ceremonia e çmimeve ‘Oscars’ këtë vit do të mbahet ndryshe.

Që prej vitit 2001, ceremonia është mbajtur në Teatrin Dolby të Hollywood-it, ndërsa këtë vit do të transmetohet nga vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga një zëdhënës i Akademisë.

Lajmërimi nga eventi i rëndësishëm vjen pasi shumë qytete që janë qendra të rëndësishme të filmit, duke përfshirë Los Angeles, Neë York dhe Londrën, janë nën kufizime të COVID-19.

Shfaqja do të transmetohet më 25 prill ndërsa Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit është e vendosur ‘të paraqesë një Oscar si askush tjetër, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë publike të të gjithë atyre që do të marrin pjesë’, tha zëdhënësi.

‘Golden Globes’ po ashtu paralajmëroi se do transmetohet nga vende të ndryshme për të shmangur përhapjen e virusit.

Si shumë nga ceremonitë e tjera, edhe ‘Oscars’ është shtyrë për dy muaj për shkak të pandemisë.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ceremonia e cmimeve oscar oscar ceremonia e cmimeve oscar oscar

Sondazh

Poll