Bota

Bilanci në Kosovë/ 344 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 2 tjerë

11 Shkurt 2021, 14:32 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ 344 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19,

KOSOVË-Kosova ka shënuar një ulje të numrit të vdekjeve. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 344 persona dhe kanë ndërruar jetë 2 pacientë. Ndërkohë, që janë shëruar 230 njerëz dhe numri i përgjithshëm i të shënuarve është 54.891.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti

Numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 63.433 njerëz, ndërsa i rasteve aktive 7.008 persona.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll