Bota

Putin i dërgon letër Vuçiç për taksën e mallrave: Një veprim i papërgjegjshëm, cënon jetën e popullit serb

13 Shkurt 2019, 13:34 Nga DOSJA
Putin i dërgon letër Vuçiç për taksën e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë.

Në letrën e dërguar homologut serb, Putin ka pohuar se se taksa e Kosovës mbi mallrat serbë ka cënuar jetën e popullit serb, të cilët jetojnë në Kosovë, ai është shprehur gjithashtu se një veprim i tillë është i papërgjegjshëm nga pala kosovare.

Letra e plotë e Putinit:

I nderuari president, pranoni përshëndetje të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare – ditës së shtetit të Serbisë.

Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partneritetit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpunimi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme.

Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrojtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare. Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në vazhdim të letrës së Putinit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç i është falënderuar Putinit për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpunimit bilateral dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd.

Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjell qëndrimin e presidentit në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegjshëm nga Prishtina që ka cënuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #aleksander vucic #vladimir putin #leter per vucic #aleksander vucic #vladimir putin #leter per vucic

Sondazh

Poll