Aktualitet

11 Shkurt 2021, 12:20 Nga DOSJA

DURRËS– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka cilësuar si një aksion të bujshëm, operacionin e finalizuar ditën e sotme në Krujë ku ra në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj që po planifikonin lirimin e të dënuarit Saimir Petani.


Në një komunikim për mediat nga Durrësi, Kim tha se aksioni i sotëm është një fakt për të gjithë ata që nuk kanë besuar tek SPAK dhe tek forca e tij e që janë treguar skeptikë.

Kjo ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe me rritjen e transparencës. Për këtë arsye reforma në Drejtësi është e rëndësishme, është çështje biznesi dhe jo morali. Dhe për të gjithë ata që kanë menduar se SPAK nuk do të funksiononte, ju korigjoj, e keni gabim. Do të doja të shikoni të gjitha çështjet që ka marrë SPAK në dorë, përfshirë edhe Krujën. Reforma në Drejtësi ndodh hap pas hapi dhe ne duhet të jemi ata që do ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ecim përpara. Gjithashtu është ajo gjë që unë kam theksuar më herët është që ta shtyni veten, të shkoni larg skepticizmit. Shikoni faktet, çfarë po bën SPKA dhe çfarë po bën Policia e Shtetit. mos u shpërqëndroni nga propaganda,”– tha Kim ndër të tjera.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes yuri kim arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha boom arrestimesh ne gjykaten e krujes yuri kim

Sondazh

Poll