Aktualitet

Enkelejda Hoxha u arrestua brenda sallës së gjyqit, cila ishte skema që ndoqi për herë të fundit, bashkë me avokatin kish

11 Shkurt 2021, 11:07 Nga DOSJA
Enkelejda Hoxha u arrestua brenda sallës së gjyqit, cila ishte skema

TIRANE– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e kishte gati skemën që do të ndiqte edhe kësaj here për të liruar Saimir Petanin, të dënuarin me 25 vite burg për vrasje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqtarja Hoxha u arrestua brenda sallës së gjyqit, aty ku do të zhvillohej seanca për lirimin e të burgosurit. Por si do të lirohej Saimir Petani?

10 personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin zhvilluar një skemë e cila është mundur të provohet nga SPAK që bëri arrestimin e tyre paraditen e të enjtes.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është kontaktuar nga avokati i të burgosurit Saimir Petani, Aldo Tabaku, i cili i ka kërkuar lirimin e Petanit kundrejt një shume parash. Edhe pse ishte prej kohësh në hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Enkelejda Hoxha vazhdoi e qetë punën e saj.

Ajo bashkëpunoi me avokatin, i cili i mundësoi një raport të rremë mjekoligjor të të burgosurit, me ndihmën e ekspertit Shkëlqim Korbi, ku Petani rezultonte me probleme shëndetësore. Ky raport ishte edhe bileta e lirisë për Petanin. 10 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin do të mundësonin lirimin e Petanit, ndërsa SPAK nuk qëndroi duarkryq.

Prokuroria hetoi dhe mbajti nën vëzhgim Enkelejda Hoxhën, si dhe vuri nën monitorim edhe kompjuterat e gjykatës së Krujës. Ndërsa pas arrestimit brenda sallës së gjyqit, kontrolle të shumta janë bërë edhe në banesën e gjyqtares Hoxha tek Komuna e Parisit.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha saimir petani aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha saimir petani

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:47

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila u arrestua ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK pas disa muajs...

Aktualitet 11 Shkurt 2021, 10:45

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ...