Masat anti-Covid, policia kontrolle në transportin publik, gjobiten 283 persona
TIRANË- Kontrolle të shumta janë kryer ditët e fundit në transportet publike për të kontrolluar respektimin e masave ant-Covid. Kontrollet janë bërë në disa linja urbane dhe interurbane të transportit publik. Gjatë kontrolleve të bëra janë ndëshkuar me masën administratike 3, 000 lekë 283 qytetarë, nga të cilët 85 janë vetëm në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit. Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet intensive, në funksion të zbatimit të masave anticovid. Kontrollet intensive në të gjithë vendin janë përqendruar edhe në linjat urbane dhe interurbane të transportit publik. Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, efektivët e Policisë Rrugorë në të gjithë vendin, në zbatim të masave kufizuese të parashikuara në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 616, datë 09.11.2021, kanë riorganizuar shërbime të posaçme për kontrollet në mjete, mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse dhe kapacitetet e caktuara sipas protokolleve të miratuara nga organet përkatëse.
Duke vlerësuar transportin publik qytetas si një transport me risk të lartë infeksioni, efektivët kanë ushtruar kontrolle në linjat kryesore të transportit publik urban dhe interurban, së pari për ndërgjegjësimin e stafit të punonjësve që janë në këto mjete, mbi rëndësinë që ka zbatimi i masave mbrojtëse ata, si dhe për kapacitetin e pasagjerëve në mjet dhe përdorimin e barrierave mbrojtëse nga ana e tyre. Gjatë kontrolleve, në orët e pikut të ngarkesës, kryesisht në kryeqytet janë konstatuar mangësi dhe neglizhencë në përdorimin e barrierave mbrojtëse, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga pasagjerët. Krahas këshillimeve nuk kanë munguar masat ndëshkuese për pasagjerë apo drejtues mjetesh që nuk mbanin barrierën mbrojtëse në mjetet e transportit publik.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që të respektojnë me rigorozitet masat kufizuese anticovid.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rrëshqitjet e dherave në aksin Shëngjergj-Tiranë bllokojnë qarkullimin, dhjetëra banorë të izoluar
TIRANË– Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë 24 orë e fundit, ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe probleme në disa akse rrugore.Rrëshqitje ka patur d...
“Dogji” gjyqtaren Enkelejda Hoxha, kush është i “forti” i burgut të Fushë-Krujës që kërkoi lirinë me çdo çmim
TIRANE– Saimir Petani është i dënuari për vrasje që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkoi të merrte lirinë përmes ndikimit të gjyqtares...
ME VIDEO/ Kokëulur dhe me kapuç në kokë! Momenti i arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar ditën e sotme nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ndikim në funksionarë publikë....
Të shpallur në kërkim për vjedhje, armëmbajtje paleje dhe dhunë, arrestohen 4 persona
BERAT- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Lajmin e ka bërë të ditur policia, ku shkruan se 2 nga personat e arrestuar kanë qenë të shpallur në kër...
10 të arrestuar! Kush e ndihmonte Enkelejda Hoxhën, gjyqtarja e Krujës nuk ishte vetëm, si u arrestuan avokati, sekretarja e
TIRANE- 10 të arrestuar bashkë me gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha. Prokuroria e Posaçme ka sqaruar arsyet por edhe skemën sesi gjyqtarja Enkelejda Hox...
Shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë në Berat! Rrugët në pushtetin e ujit, shiu mbulon edhe trotuaret
BERAT– Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit edhe qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rrug...
Iu prish plani! SPAK ‘ndërhyn’ në momentin e fundit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, bashkë me avokatin e Shullazit dhe 8 pers
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po plani...
Urdhëri i ri: Nuk do lejohen më ushqime që vijnë nga jashtë për pacientët e shtruar në spitalin Infektiv
TIRANË– Me një urdhër të ri në Infektiv, nuk do të lejohen më ushqimet nga jashtë për të sëmurët. Kështu, familjarët do mund të sjellin për të shtruarit ve...