Aktualitet

11 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA

TIRANË– Altin Dumani është prokurori ‘sypatrembur’ që ka drejtuar operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që vuri në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe nëntë persona të tjerë.

Dosja.al mëson se Dumani ka drejtuar i vetëm të gjithë opercionin që shkatërroi grupin e strukturuar në Gjykatën e Krujës, të cilët po bëheshin gati të lironin një tjetër të dënuar, Sajmir Petanin.

Dumani ka lindur në Dibër. Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit njihet si prokurori që ka drejtuar i i pari njësinë Task Forcë, për të luftuar krimin e jakave të bardha (siç njihen ndryshe zyrtarët e nivelit të lartë)

Altin Dumani e ka nisur karrierën në vitin 1999 në Sarandë dhe sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. 

Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha altin dumani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha

Sondazh

Poll