Aktualitet

“Dogji” gjyqtaren Enkelejda Hoxha, kush është i “forti” i burgut të Fushë-Krujës që kërkoi lirinë me çdo çmim

11 Shkurt 2021, 10:43 Nga DOSJA
“Dogji” gjyqtaren Enkelejda Hoxha, kush është i

TIRANE– Saimir Petani është i dënuari për vrasje që aktualisht po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe kërkoi të merrte lirinë përmes ndikimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Petani bashkë me disa persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga SPAK si pjesë e skemës korruptive në drejtësi është prangosur pasi u zbuluan nga SPAK, teksa po bashkëpunonin për lirimin e tij. Ai rezulton se është i dënuar 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, për të vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha saimir petani arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha saimir petani

Sondazh

Poll