Aktualitet

ME VIDEO/ Kokëulur dhe me kapuç në kokë! Momenti i arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha

11 Shkurt 2021, 10:37 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Kokëulur dhe me kapuç në kokë! Momenti i

TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar ditën e sotme nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ndikim në funksionarë publikë.

‘Reporttv’ ka siguruar videon e momentit të arrestimit të saj. Gjyqtarja shihet e veshur me nje xhup të zi e në kokë ka vendosur kapuçin. Siç shihet ajo është kokëulur ndërkohë që shkon drejt makinës së bardhë.

 

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll