Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vjedhje, armëmbajtje paleje dhe dhunë, arrestohen 4 persona 

11 Shkurt 2021, 10:31 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim për vjedhje, armëmbajtje paleje

BERAT- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Lajmin e ka bërë të ditur policia, ku shkruan se 2 nga personat e arrestuar kanë qenë të shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike dhe armëmbajtje paleje. Dy të arrestruarit janë me iniciale B.R 27 vjeç dhe D.H 33 vjeç. Ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë janë B.K 29 vjeç dhe T.K 27 vjeç pasi kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt nënpunësit të OSHEE-së me iniciale H.M 29 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit B. R., 27 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impuseve telefonike”. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit D. H., 33 vjeç, banues në fshatin Remanicë Berat. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

————

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. K., 29 vjeç dhe T. K., 26 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar ne berat policia e shtetit 4 te arrestuar ne berat policia e shtetit

Sondazh

Poll