Aktualitet

Iu prish plani! SPAK ‘ndërhyn’ në momentin e fundit, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, bashkë me avokatin e Shullazit dhe 8 pers

11 Shkurt 2021, 10:12 Nga DOSJA
Iu prish plani! SPAK ‘ndërhyn’ në momentin e fundit,

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po planifikonin lirimin e një të dyshuari për vrasje nga burgu i Fushë-Krujës. Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parashë për lirimin e të dënuarit për vrasje.

Kompjuterat personale dhe të gjitha dokumetet e saj janë marrë në sekuestrim nga ana e SPAK. Tashmë gjyqtarja do të përballet me akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.

SPAK ka arrestuar sot gjyqtaren Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës.

Lajmi kryesor: Goditet klani i gjykatës së Krujës, prangoset brenda sallës së gjyqit gjyqtarja Enkelejda Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë! Kishte gati lirimin e të dënuarit me 25 vite burg për vrasje (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha aldo tabaku arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha

Sondazh

Poll