Aktualitet

‘I dërgojmë ushqime se na i kërkojnë’/ Flasin familjarët e pacientëve te Shefqet Ndroqi: Shërbimi nuk ka ku të shkoj

11 Shkurt 2021, 09:55 Nga DOSJA
‘I dërgojmë ushqime se na i kërkojnë’/ Flasin

TIRANË– Familjarët e pacientëve që janë shtruar në spitalin Infektiv shprehen se shërbimi që të afërmit e tyre po marrin është shumë i mirë. Për ‘Faxnews’ ata mohojnë kategorikisht se kanë dhënë para, te personeli mjekësor që të kujdeset për të afërmit e tyre. Disa prej tyre thonë se i sjellin ushqim familjarëve pasi ata ia kërkojnë.

Disa nga dëshmitë e qytetarëve:

Është më mirë vëllai, shumë mirë është shërbimi, nuk na kanë kërkuar asnjë gjë”.

“Unë të them të drejtën unë mbrëmë edhe sot kam pasur të shtruar, na kanë marrë ushqime, rrobat, tani pres të dhëna nga mjeku që do ta vizitojë. Nuk e di se ça do ndodhë më vonë”.

“Kam vëllanë të shtruar, është më mirë, ka 5-6 ditë i shtruar, deri tani jam i kënaqur”.

“Kam babanë 70 e ca vjeç aty, dhe thotë se shërbimi më mirë nuk ka ku të shkojë, nuk na e merrte mendja se këtu do të kishte kaq shumë rregull. Ne i dërgojmë atë ushqim që ai na kërkon, se në spital ka ushqim. Me mjekët flasim në telefon, dhe ditë pas dite na e tregon shkallën e gjendjes që është”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spitali i infektivit spitali i infektivit

Sondazh

Poll