Sport

Gruaja e legjendës së Real Madridit, Iker Kasijas, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në luftën e saj kundër kanc

11 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA

SPANJE – Gazetarja dhe modelja sportive Sara Karbonero u shtrua në një spital privat në qytetin verior spanjoll të Pamplonas, vetëm dy ditë pasi mbushi 37 vjeç. Problemet shëndetësore u shfaqën të mërkurën, pasi asaj iu desh të pezullonte angazhimet e profesionit.

Ajo është operuar në një spital privat, i cili mburret se është më i miri në Spanjë, pas shtrimit të saj të premten e kaluar. Raportet lokale, duke cituar burime të afërta me gazetaren, thonë se Sara po shërohet dhe mezi pret të kthehet në jetën e saj të përditshme normale, nëse gjërat shkojnë siç duhet.

Bashkëshortja e Kasijas, gazetarja sportive Sara Karbonara, ka njoftuar në maj të vitit 2019, se ishte operuar nga një kancer të vezoreve. Mjekët e zbuluan tumorin malinj në mitrën e saj, menjëherë pas sulmit në zemër, i cili solli një fund të parakohshëm të karrierës së burrit të saj.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në klinikën prestigjioze “Ruber International” të Madridit për të hequr tumorin, para se të kalonte disa muaj kimioterapi. Sara, e cila ka dy fëmijë me Iker, ende nuk ka bërë ndonjë një koment zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore.

Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale, dy ditë më parë, ndërsa ishte ende në spital, ishte për të publikuar pjesëmarrjen e saj në një fushatë të re reklamash për firmën e kozmetikës “L’Oreal”. Iker, për ditëlindjen e gruas së tij të mërkurën e kaluar, publikoi një foto prekëse së bashku buzë detit, ku shkruante: “Vallja vazhdon… ne duhet ta kërcejmë deri në fund”.

Ai gjithashtu nuk ka bërë asnjë koment edhe pasi revista spanjolle “Semana” publikoi fotot e 39-vjeçarit, duke u ngjitur në spitalin, ku është e shtruar gruaja e tij. Mamaja dhe motra e Sarës, thuhet se po e vizitojnë rregullisht atë, së bashku me shoqen e saj të ngushtë Izabel Jimenez.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport iker kasijas ish-portieri i real madridit sara karbonera iker kasijas ish-portieri i real madridit sara karbonera

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2021, 21:48

ITALI– Atalanta prek finalen e Kupës së Italisë. Skuadra bergamaske ka fituar me shifrat 3-1 ndeshjen e dytë ndaj Napolit, e para përfundoi me rezultatin ...

Sport 10 Shkurt 2021, 19:32

PARIS- Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të “pickojnë” skuadrën e Interit. Eleminimi nga Kupa e Italisë përballë Juventusit ka bërë ish-kapiteni i Interit d...