Sport

VIDEO / Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, pezullohet me 8 javë administratori i Kastriotit

10 Shkurt 2021, 20:51 Nga DOSJA
VIDEO / Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, pezullohet me 8

TIRANE – Administratori i Kastriotit, Gazment Vogli është pezulluar me 8 ndeshje nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Komisioni i Disiplinës ka dhënë këtë vendim për Voglin, pasi në ndeshjen e fundit të krutanëve në kampionat, ku mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin, mësohet se ai ka fyer rëndë arbitrat dhe u ka bërë presion gjatë ndeshjes. Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës, është treguar i rreptë ndaj Voglit, duke e pezulluar atë për 8 ndeshje.

 

VENDIMI I DISPLINËS:

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2021, 19:32

PARIS- Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të “pickojnë” skuadrën e Interit. Eleminimi nga Kupa e Italisë përballë Juventusit ka bërë ish-kapiteni i Interit d...