Sport

Diego Kosta rishfaqet në Brazil: ai bën foto me trajnerin e klubit në vendlindjen e tij

10 Shkurt 2021, 20:44 Nga DOSJA

BRAZIL – Një epokë që përfundon, gjithnjë lë pas melankoni. Një nga rastet më të fundit, është si i ndodhur në dhjetor 2020, pas përfundimit konsensual të kontratës midis Atletiko Madrid dhe Diego Kostës. Futbollisti, i cili ishte zhdukur nga radarët, tani shfaqet në Brazil për të marrë pjesë në një ndeshje me ekipin e qytetit të tij të lindjes.

Tani, ish-sulmuesi i Atletiko Madridit është parë në Lagarto, në veri-lindje të Brazilit. Pa dyshim, kushdo që dëgjon për sulmuesin e natyralizuar spanjoll, të lindur në Brazil, pret të mësojë për ekipin tjetër, për të cilin ai do të vendosin të luajnë. Por jo…

Për momentin, fanella e vetme që ka veshur, është ajo e ekipit të vendet, ku ai u rrit. 32-vjeçari pozoi i qeshur, me një trajner të Atletiko de Alagoinjas dhe fotografia u postua në profilet e klubit në rrjetet sociale, ku shkruhej: “Sot në miqësoren kundër ekipit të Lagarto, trajneri ynë Luiz Matos Junior, u takua me lojtarin Diego Kosta dhe i dha atij fanellën ‘Carcara’.

Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi i lirë është kthyer në shtëpi, ku do të qëndrojë për gati një muaj, për të marrë një vendim, në lidhje me të ardhmen e tij. Diego Kosta për shumë kohë ishte zhdukur, heshtja mediatike ka përfshirë edhe rrjetet e tij sociale.

 

Ndërkohë, thashethemet për afrimin e tij te Atletiko Mineiro janë ftohur pas nënshkrimit të Hulk. Një tjetër destinacion i dyshuar është Palmeiras, por gazeta spanjolle nuk përjashton edhe gjurmët europiane. Me pak fjalë, pushimi në Lagarto, do ta ndihmojë Diego Kostan për të sqaruar të ardhmen e tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego kosta ish-sulmuesi i atletiko madridit sulmuesi i natyralizuar si spanjoll diego kosta ish-sulmuesi i atletiko madridit sulmuesi i natyralizuar si spanjoll

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2021, 19:32

PARIS- Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të “pickojnë” skuadrën e Interit. Eleminimi nga Kupa e Italisë përballë Juventusit ka bërë ish-kapiteni i Interit d...