Sport

VIDEO/ Filmi i Ibrahimovic pritet të thyejë rekorde shikueshmërie, rolin e suedezit e luajnë dy shqiptarë

10 Shkurt 2021, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Filmi i Ibrahimovic pritet të thyejë rekorde

SUEDI-Një film për jetën e Zlatan Ibrahimovic pritet që të transmetohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi dhe Europë.Filmi “I am Zlatan” do të publikohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmoi Ibrahimovic për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.

Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimovic si futbollist profesionist. Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson, aktor me origjinë shqiptare që do të luajë Zlatanin kur ishte 11-13 vjeç.Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç. Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport zlatan ibrahimovic zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2021, 19:32

PARIS- Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të “pickojnë” skuadrën e Interit. Eleminimi nga Kupa e Italisë përballë Juventusit ka bërë ish-kapiteni i Interit d...