Sport

Domenek si përherë “i zhurmshëm”, shkarkohet edhe nga stoli i Nantës!

10 Shkurt 2021, 16:41 Nga DOSJA

FRANCE – Njeriu që drejtoi kombëtaren e “gjelave” në periudhën 2006-2010, më tepër se sa për humbjen e Botërorit ndaj Italisë më 2006, ai do të kujtohet për skandalin që plasi te kombëtarja e Francës në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Mirëpo, pas 10 vitesh pushim dhe pa skuadër, në fundit të dhjetorit të vitit të shkuar, Rajmond Domenekut iu bë një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës së Nantës. Ai pranoi dhe veshi tutat e trajnerit, por lajmi sërish bëri mjaft zhurmë në Francë.

Mirëpo aventura e tij në krye të pankinës së Nantës nuk ka zgjatur shumë. Pas vetëm 7 ndeshjesh, drejtuesit e klubit janë zhgënjyer nga Domenek dhe e kanë shkarkuar atë nga detyra e trajnerit për mungesë të rezultateve.

Të dielën, ai humbi 2-0 në shtëpi ndaj Lilë. Aventura e tij, në mënyrë të përmbledhur ishte katër barazime dhe tri humbje: Nantë në vendin e 18-të me 19 pikë! Ndërkohë, skuadra e Nantës sot u eliminua edhe nga Kupa e Francës, pasi u mund 4-2 nga Lens.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rajmond domenek trajneri i frances trajneri i nantes rajmond domenek trajneri i frances trajneri i nantes

Sondazh

Poll