Sport

10 Shkurt 2021, 21:48 Nga DOSJA

ITALI– Atalanta prek finalen e Kupës së Italisë. Skuadra bergamaske ka fituar me shifrat 3-1 ndeshjen e dytë ndaj Napolit, e para përfundoi me rezultatin 0-0. Zapata hapi serinë e golave për bergamaskët në minutën e 10-të me Zapatan, ndërsa 6 minuta më vonë dyfishoi Pessina.

Një start “horror” për ekipin e Gattusos, që gjithsesi mundi ta rihapte ndeshje me golin e Lozanos në fillim të pjesës së dytë. Napoli vijoi të këmbëngulte për golin e dytë, që do t’i jepte kualifikimin, por pësoi të tretin, me autor Pessinan, që kombinoi bukur me Zapatan për golin që vulosi kualifikimin e Atalantës.

Por si për të mos mjaftuar rezultati i ndeshjes, te Napoli lindin të tjera probleme. Elseid Hysaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme, teksa është detyruar të lërë lojën përpara kohe. Mbrojtësi shqiptar është zëvendësuar në minutën e 41-të si pasojë e një dëmtimi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta napoli atalanta napoli

Sondazh

Poll

Sport 10 Shkurt 2021, 19:32

PARIS- Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të “pickojnë” skuadrën e Interit. Eleminimi nga Kupa e Italisë përballë Juventusit ka bërë ish-kapiteni i Interit d...