Sport

“FA Cup”, Uest Hem bën zëvendësimin e parë për “tronditje cerebrale”! Shkon në 6 numri…

10 Shkurt 2021, 18:59 Nga DOSJA
“FA Cup”, Uest Hem bën zëvendësimin e parë

ANGLI – Uest Hem bëri zëvendësimin e parë për shkak të një tronditjeje cerebrale në historinë e futbollit anglez, kur mbrojtësi Isa Diop doli nga fusha gjatë ndeshjes së “FA Cup” në “Old Trafford” kundër Mançester Junajtid.

Diop, i cili hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 16-të për të zënë vendin e mbrojtësit të dëmtuar italian Anxhelo Ogbona, pësoi një goditje kokë më kokë me sulmuesin e “djajve të kuq” Anton Martial, në mbyllje të pjesës së parë.

Të dy lojtarët francezë e vazhduan lojën deri në fund të pjesës së parë, por Diop nuk u kthye më në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes, ndërkohë Uest Hem konfirmoi se ata kanë përdorur udhëzimet e reja të futbollit në Britaninë e Madhe.

“Për ta sqaruar, Isa Diop është zëvendësuar për shkak të një tronditje cerebrale. Kështu ne tani mund të kemi në dispozicion gjithsej gjashtë zëvendësime, ashtu si edhe Mançester Junajtid nëse shoh të arsyeshme,”– kanë shkruar “çekiçët” në faqen e tyre zyrtare.

Pas ndeshjes, të cilën Mançester Junajtid e fitoi 1-0 pas kohës shtesë, trajneri i Uest Hem, David Mojes, ka shpjeguar vendimin e tij për të zëvendësuar Diop. “Ne menduam se ai ishte mirë dhe ende mendojmë se është mire, – tha Moyes. – Por ai pësoi një përplasje në kokë, kështu që unë zgjodha të mos rrezikoja dhe e zëvendësova atë.”

Rregullat e reja parashikojnë, se në rast se një ekip duhet të bëjë një zëvendësim të imponjuar, për shkak të simptomave të qarta të tronditjes cerebrale, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu mund të bëjë një zëvendësim shtesë, në një kohë që ai e gjykon të përshtatshme.

Kjo për të siguruar që asnjëra palë nuk mund të ketë një avantazh të mundshëm, duke patur lojtarë më “të freskët” në fushë. Padyshim, që lojtarët e zëvendësuar nga tronditja nuk mund të kthehen në fushë. Ky ndryshim në rregullore, u prezantuan, pasi IFAB dha dritën jeshile muajin e kaluar, çka po testohet edhe gjatë Kupës Botërore të Klubeve në Katar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fa cup mancester junajtid uest hem fa cup mancester junajtid uest hem

Sondazh

Poll