Aktualitet

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbysin Vlorën, disa lagje zgjohen nën ‘pushtetin’ e ujit, bllokohet aksi i Orikumit

11 Shkurt 2021, 07:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbysin Vlorën, disa lagje zgjohen nën

VLORË-Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe që vazhdojnë të bien kanë përmbytur disa lagje të qytetit të Vlorës. Mësohet se ka prezencë të madhe uji në zonën e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por dhe të banorëve.


Nën ujë mbeten dhe zonat si: lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës.

Niveli i ujit në disa nga zonat e mësipërme ka arritur deri në 50 cm, ndërsa në aksin Vlorë- Orikum është rrëzuar një pemë, për pasojë rruga është bllokuar. Ujësjellës Kanalizimet janë në gatishmëri, mirëpo kjo situatë është e përhershme në Vlorë sa herë ka reshje të dendura shiu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi vlore moti i keq ne shqiperi vlore

Sondazh

Poll