Politike

‘Fajin e kanë grumbullimet dhe turizmi malor’/ Gjata merr në ‘pyetje’ Eugena Tominin: Ç’masa mo

10 Shkurt 2021, 22:35 Nga DOSJA
‘Fajin e kanë grumbullimet dhe turizmi malor’/ Gjata merr

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se shifrat e koronavirusit në Shqipëri janë rritur së fundmi, kjo edhe për shkak të injorimit të masave nga ana e qytetarëve, të cilët kanë lëvizur si normalisht. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Clirim Gjata e ka pyetur se cilat ishin masat e ndërmarra për të frenuar infektimet para festave të fundvitit, ndërsa Tomini në një lidhje live për “Open”, përmendi vendosjen e orës policore.

PJESË NGA EMISIONI: 

Pyetje: Pse nuk funksionuan masat e mëparshme dhe pse u detyruam të kemi prapë masa shtesë?

Tomini: Kjo është parë në vazhdimësi. Janë disa indikatorë që ndikojnë, rastet e reja, numri i viktimave dhe shtrimet në spitale. Kapacitetet shëndetësore në këto momente janë në një alert të plotë. Ky shtrëngim ka qenë si rezultat i një monitorimi dinamik. Është ulur përgjegjshmëria e qytetarëve dhe po neglizhohen masat, kemi grumbullime masive dhe është rritur turizmi malor këto ditët e fundit. Në kuadrin e të gjitha masave, sigurisht që ka qenë situatë e moderuar. Nuk kemi kolaps shëndetësor dhe ndaj nuk i kemi marrë më herët këto masa. Në disa vende ka ulje të incidencës, në disa ka rritje.

Çlirim Gjata: Lëvizjet e popullsisë gjatë festave ishin të shtuara dhe kanë ndikuar për keq. Ju kur ndërmorrët masat e parashikuan që do të ketë lëvizje të tilla?

Tomini: Janë vlerësuar masat. Ora policore u vendos pak ditë para festave për të penguar organizimet. Të gjithë e dimë që festat, festohen masivisht. Ky element u gjykua që të vendosej.

Çlirim Gjata: Ia lini një pjesë të fajit shoqërisë, ç’kuptim kishin masat?

Tomini: Përgjegjësia nuk është që mbetet vetëm tek popullata. Por ka pasur papërgjegjshmëri. Nuk u përkrah masivisht. T’i rikthehemi kohës kur ishin bashkë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata eugena tomini clirim gjata eugena tomini

Sondazh

Poll