Politike

Instituti i Studimece Politike apel KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Nuk është miratuar ende Harta Gjyqësore, afati

10 Shkurt 2021, 19:36 Nga DOSJA
Instituti i Studimece Politike apel KLGJ-së dhe Ministrisë së

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka ngritur shqetësimin në lidhje me miratimin e Hartës Gjyqësore, e cila duhet të bëhej që në vitin 2019, por ende nuk është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

ISP i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë që të përmbushin detyrimin e tyre ligjor, pasi Reforma në Drejtësi kërkon respektim të afateve dhe standarde.

 

Deri në janar 2021 procesi për Hartën e re Gjyqësore nuk ka gjetur zgjidhje, pavarësisht se kemi të bëjmë me një detyrim ligjor, me nevojë jetike në organizimin gjyqësor dhe me një standard të kërkuar për reformën në drejtësi.

Harta Gjyqësore synon të arrijë optimizimin e burimeve njerëzore dhe financiare, rritjen e eficencës së gjykatave, përmirësimin e shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve, si dhe minimizimin e kostove dhe pasojave të rivlerësimit kalimtar.

Hartimi i Hartës Gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe miratimi i saj nga Këshilli i Ministrave sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, është detyrim ligjor.

Plani i Veprimit (2018-2021) i miratuar në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë përcakton detyrimin se brenda vitit 2019 do të bëhej riorganizimi i hartës gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe të policisë gjyqësore dhe shpërndarjen e gjykatave në përputhje me ndarjen e re territoriale, numrin e popullsisë dhe numrin e çështjeve të pazgjidhura gjyqësore me qëllim forcimin e rolit dhe funksionimit të gjykatave dhe për të siguruar qasje në drejtësi. Viti 2019 kaloi, viti 2020 u mbyll dhe ende nuk ka një draft final të Hartës së Re Gjyqësore dhe për pasojë, as miratim të saj nga Këshilli i Ministrave sipas ligjit 98/2016. Më 25 qershor 2020 KLGj raportoi në Kuvendin e RSH se është bërë drafti përfundimtar dhe do të paraqitet për vendimmarrje. 4 muaj më vonë, në tetor 2020 KLGj i deklaroi ISP se ka drafti i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë për mendim. Ministria e Drejtësisë gjithashtu i është përgjigjur ISP se është në fazë konsultimi për Hartën e re Gjyqësore. Deri në janar 2021 procesi për Hartën e re Gjyqësore nuk ka gjetur zgjidhje, pavarësisht se kemi të bëjmë me një detyrim ligjor, me nevojë jetike në organizimin gjyqësor dhe me një standard të kërkuar për reformën në drejtësi. Instituti i Studimeve Politike (ISP) apelon Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor të përmbushin detyrimin e tyre ligjor. Reforma në drejtësi kërkon respektim të afateve dhe standarde, viti 2021 të jetësojë miratimin sa më parë të Hartës së re Gjyqësore”, thuhet në apelin e ISP.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike instituti i studimeve politike instituti i studimeve politike

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 18:47

TIRANË–  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar nëse ka shkelje në emërin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar në qarqe.Në një i...