‘Jam ish-nxënësi i tij, anëtar Komiteti, nuk jam as xhebrail, as….’/ Brataj preket nga fjalët e Berishës,
10 Shkurt 2021, 22:01Nga DOSJA
TIRANË– Përplasje në studio mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe drejtorit të Urgjencës, Skëndër Brataj lidhur me pandeminë e koronavirusit. Berisha akuzoi Urgjencën se nuk u jepte ndihmën e parë të infektuarve, ndërsa komenti i tij mori menjëherë përgjigje nga Brataj, i cili i kujtoi se ka qenë studenti i tij dhe se akuzat nuk ishin të vërtetë. Berisha ka sqaruar se nuk kishte asgjë personale me të, duke u shtuar se shefi i Urgjencës ishte kthyer në skllavin e kryeministrit Edi Rama.
PJESË NGA BISEDA:
Brataj: Berisha tha se njëri nuk duhet të jetë aty. Besoj se e kishte me mua sepse tha “Alo, alo”. Besoj se po, Kam kujtime më të bukura se e kam pasur profesor. E mbaj mend leksionin me atë filozofinë e tij që ta fuste në tru me pahir. Jam ish-nxënësi i tij, anëtar Komiteti, nuk jam as xhebrail, as….
Berisha: Nuk kam asgjë personale. Qëndrimi im ka të bëjë me një filozofi se qindra njerëz po vdesin pa ndihmë, sepse Urgjenca u thotë nuk jeni për spital
Brataj:Jo zoti Berisha, nuk është ashtu. Më jepni një numër dhe iu gjej bisedën. Profesor kam kujtimet më të bukura nga ju që nga koha e Universitetit. Merrem 24 orë
Berisha: Edhe unë të jesh i sigurtë, me të gjitha mundësitë e mia.
Brataj:Nuk e vë në dyshim, as shqetësimin dhe as impenjimin. Interpretimet tona nuk mund të përputhen. Për ta mbyllur. gjithë këto zhvillimet dhe gjithë kjo dramë, njëri nuk ka dhë dorëheqjen. Ka thënë kryeministri në Bosnjë, kurse këtu nuk ka njeri përgjegjësi. Nuk e kam me persona.
Fevziu: Brataj ka qenë student i mirë?
Berisha: I mirë ka qenë por është bërë skllav i kryeministrit. E kam thënë, është i Edi Ramës.
Brataj: Jemi takuar edhe në vitin 2006 në studion tuaj dhe më keni pritur shumë mirë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se rasti i shqiptares, e cila ishte infektuar nga mutacioni britanik i koronavirusit...
ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka thënë se në qarkun e Elbasanit nuk është bërë asgjë që është premtuar Kryeministri Ram...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka thënë sot se duhet t’i jepet fund kriminalizimit të politikës dhe se duhet të promovohen kandidatë me integritet pë...
TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka ngritur shqetësimin në lidhje me miratimin e Hartës Gjyqësore, e cila duhet të bëhej që në vitin 2019, por ende n...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka folur lidhur qeverisjen aktuaale të vendit dhe ndryshimet që priten nëse ai vjen në pushtet pas 25 ...
Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizje...
Politike10 Shkurt 2021, 18:47
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar nëse ka shkelje në emërin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar në qarqe.Në një i...