Politike

Situata me COVID-19! Berisha flet si mjek: Duhet mbyllje urgjente e shkollave, janë bomba biologjike

10 Shkurt 2021, 22:04 Nga DOSJA
Situata me COVID-19! Berisha flet si mjek: Duhet mbyllje urgjente e shkollave,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sugjeruar masat që duhet të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se fillimisht duhet që të mbyllen të gjithë shkollat dhe të shtohet fokusi tek spitalet.

PJESË NGA EMISIONI: 

Pyetje: Sot e tutje çfarë duhet të bëjmë?

Sali Berisha: Mbyllje urgjente e shkollave. Përveç klasave të para dhe të kopshteve. Janë bomba biologjike. Shqipëria sot është kthyer në spital. Kurohen në shtëpia. U prish çdo gjë. Ka një tregues hospitalizimi, Shqipëria e ka 2 herë më ulët se të tjerët. Ai shërbimi “Alo, alo” kryen vepër kriminale. Të quash numra 6 mijë të vdekur është e paimagjinueshme. Së dyti, përcaktimi i fondeve. Pse nuk shtrohen njerëzit në spital? Janë informuar për kushte mjerimi. Shohin që në spital, sipas mediave kushtet janë mizerablë. I sheh që shkojnë me ushqime. Nuk ka një vendim. Ushqimi i të sëmurëve është vendim qeverie. Nuk ka një vendim qeverie. Nuk duhet të dalin nga mendja fjalët e saj, që thoshte po më dridhet trupi nga uria. Po t’u dridh trupi nga urie, vdes në vend. Duhet të shkarkohet Komiteti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi sali berisha koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll