Politike

“Kujt duhet t’i sekuestrohet pasuria sipas ligjit anti-mafia”?, Lulzim Basha: Është një LISTË e cila sa vjen e shtohet

10 Shkurt 2021, 19:36 Nga DOSJA
“Kujt duhet t’i sekuestrohet pasuria sipas ligjit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka folur lidhur qeverisjen aktuaale të vendit dhe ndryshimet që priten nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit.

Në një intervistë për Syri.Tv, Basha u pyet edhe për asetet që duhen sekuestruar në bazë të ligjit anti-mafia, ku dha se egziston një listë, e cila sa vjen e shtohet.

Keni theksuar se asetet e sekuestruara do tu jepen të rinjve të cilët kanë dëshirë të investojnë në fushën e biznesit. A keni ju një listë se kujt duhet tu sekuestrohen këto asete?

Ka lista, ka indicie dhe për fat të keq siç e tregojnë dhe përgjimet e fundit të Ndraghetës lista sa vjen dhe shtohet. Ajo që duhet të ketë parasysh çdo i ri dhe e re shqiptare që do të investoj është që nesër qeveria e dalë nga vota e 25 Prillit nuk do të jetë aleate e mafias, nuk do të jetë aleate e oligarkëve dhe e monopoleve por do të jetë aleate e rinis që kërkon të hap sipërmarrje të reja dhe në këtë kuadër pa pikë diskutimi asetet e konfiskuara të krimit të organizuar do të vihen në dispozicion edhe do të shërbejnë për të nxitur iniciativën e rinisë dhe për të nxitur  sipërmarrje që sigurojnë punësim dinjitoz për ta dhe për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha.

Basha tha se largimi i kryeministrit Edi Rama më 25 prill do të sjellë edhe largimin e politikave që sipas kryetarit të opozitës, janë të dështuara.

Largimi i Edi Ramës në vetvete do të thotë largimi i këtyre politikave të dështuara, do të thotë që Shqipëria do të jetë konkueruese me taksën e sheshtë 9% do të thotë që Shqipëria të mundësoj potencialin e jashtë zakonshëm që ka ekonomia jonë të kthehet në investime dhe vetëm investimet mund të sjellin vende pune. Pra është e qartë që kemi të bëjmë me dy përqasje krejt të ndryshme. Për 8 vite me radhë dështime, taksa të larta, përzënie të investitorëve të huaj, nuk ka një investim strategjik në 8 vitet e Edi Ramës. Investimet e fundit strategji që akoma punësojnë afro 70% të punësuarve në investimet e huaja u kontraktuan në 8-vjeçarin e fundit të Partisë Demokratike. Kjo është përqasja e Edi Ramës 8 vjet dështime”, tha ndër të tjera Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ligji anti-mafia lulzim basha edi rama ligji anti-mafia lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 18:47

TIRANË–  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar nëse ka shkelje në emërin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar në qarqe.Në një i...