Politike

“Qytetarët mezi nxjerrin ushqim në tavolinë”/ Gazment Bardhi: Rama dhe Balla braktisën Elbasanin. Këtij modeli të keq

10 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
“Qytetarët mezi nxjerrin ushqim në tavolinë”/ Gazment

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka thënë se në qarkun e Elbasanit nuk është bërë asgjë që është premtuar Kryeministri Rama.

Në një psotim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka thënë se në disa fhstra të Elbasanit nuk ka rrugë dhe disa banorë mezi ushqehen. Bardhi thotë se këtij këtij model të keq qeverisje i ka ardhur fundi, duke theksuar se Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë tenderat miliona euro dhe ofiqet ndërsa qytetarët s’kanë një orendi normale në banesë.

“Abuzimi i qeverisë, i Rilindjes në këto 8 vite, është kudo i pranishëm. Deformimi më i madh preket në zonat e thella të qarkut Elbasan, të cilat fshihen nga kujtesa me komandë të nesërmen e zgjedhjeve. Askund si këtu nuk ka ndodhur që përfaqësimi që i është dhënë dikujt, ose disave të përkthehet vetëm në privilegj e luks për ata dhe harresë e braktisje për qytetarët. Politika e ndjekur nga Rilindja në këto 8 vite s’ka asgjë të bëjë me funksionin themelor të qeverisjes, shërbimin ndaj njerëzve. Po në qarkun Elbasan kontrasti mes asaj që premton dhe asaj që bën është tragjik dhe i kudondodhur, aq më tepër në zonat që i kanë dhënë më së shumti besim Partisë Socialiste, si në Gramsh, Librazhd, apo Përrenjas Vetëm këtu ka ndodhur që njerëzit janë në varfëri ekstreme, me mungesat më bazike, ndërkohë që Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë çdo ditë pasuri e privilegje. Qytetarët s’kanë rrugë, Edi Rama dhe Taulant Balla shëtisin resortet luksoze me biznes klas. Qytetarët mezi nxjerrin ushqim në tavolinë, Edi Rama dhe Taulant Balla ndajnë tenderat miliona euro dhe ofiqet. Qytetarët s’kanë një orendi normale në banesë, Edi Rama dhe Taulant Balla kalojnë pushimet në hotele me 5 yje. Fermerët dhe fshatarët e zakonshëm kërkojnë vëmendje e mbështetje, Edi Rama dhe Taulant Balla kanë kohë vetëm për miqtë me të cilët janë zhytur në afera. Këtij model të keq, të mbrapshtë i ka ardhur fundi. Më 25 prill nuk fiton më një grusht pushtetarësh që janë verbuar nga babëzia. Më 25 prill fitojnë qytetarët, fermerët, fitojnë ata që janë harruar në këto 8 vite. Me Partinë Demokratike fiton shumica e njerëzve, fiton Shqipëria! #shqipëriafiton ”, deklaron Bardhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 18:47

TIRANË–  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar nëse ka shkelje në emërin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar në qarqe.Në një i...