Politike

10 Shkurt 2021, 18:47 Nga DOSJA

TIRANË–  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar nëse ka shkelje në emërin e Mark Markut dhe Tritan Shehut si të deleguar në qarqe.

Në një intervistë për SyriTv, Basha u shpreh se lidhur me caktimin e kandidatëve për deputetë Mark Markun dhe Tritan Shehun nuk ka asnjë shkelje.

Asnjë rregull i statutit nuk është shkelur. Komisioni ka mbaruar punë dhe zoti Mark Marku është një propozim i ardhur pothuajse nga të gjithë strukturat e qarkut të Lezhës e jo vetëm. Është njeri me kontribute të jashtëzakonshme, intelektuale akademike dhe tashmë një figurë e mirëpritur në mënyrë unanime jo vetëm nga demokratët e Lezhës por nga të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës. Ndërsa në rastin e zotit Tritan Shehu, po kështu drejtimi politik i qarkut i është besuar një pedagogu, një akademiku, një mjeku, i cila ka qenë dhe mbetet simbol i kontaktit me njerëzit dhe i shërbimit ndaj njerëzve, padiskutim që vendimet finale për listën e deputetëve i takojnë kryesisë dhe këshillit kombëtar të Partisë Demokratike“, u shpreh Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha mark marku lulzim basha mark marku

Sondazh

Poll