Politike

Takimi me Bashën rezulton produktiv! Fatmir Mediu: Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët

10 Shkurt 2021, 17:59 Nga DOSJA
Takimi me Bashën rezulton produktiv! Fatmir Mediu: Kemi mirëkuptimin

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dhënë detaje lidhur me diskutimet që ka zhvilluar me numrin një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Mediu ka bërë me dije se mes tij dhe Bashës ka mirëkuptim për të dalë më lista dhe program të përbashkët, ndërsa ka shtuar se nuk ka diskutuar lidhur me vendin e tij.

Sipas tij, ai është i gatshëm që të kandidojë kudo që mund t’i shtojë një votë opozitës, duke bërë me dije të njëjtën gjë edhe për anëtarët e tij të Partisë.

“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. I gatshëm të kandidoj kudo ku i shtoj një votë opozitës. Kemi folur me Bashën për peshën elektorale që ka Partia Republikane. Analiza për konkurimet që të maksimalizojmë votat për të rrëzuar regjimin aktual. Gjithë ideja është që konkurrimet duhet të përfshijnë njerëz që të maksimalizojnë votat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë për të përmbyshur regjimin. Pastaj se ku janë zonat, është pjesë e një diskutimi që vazhdon. Unë jam i gatshëm që të kandidoj kudo që shtoj një votë të opozitës, por nuk e kemi përcaktuar. Kemi folur në raport me peshën elektorale do të përcaktojnë. Nuk kemi mandate në lista, kemi vetëm kontribute dhe konkurrime. Nuk ka vende të sigurta. Duhet të jenë pjesë e vlerësimit të kontributeve. PR ka peshën e saj në çdo qark, çështja është sesi të kthehen në vota pozitive,”-tha Mediu.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll