Skeda e pasurisë! Ç’deklaroi Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit Europian në skaner, mungojnë të ardhurat nga bizne
Klajda Gjosha u zgjodh ministre e Integrimit Europian në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo u largua nga detyra në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI.
Klajda Gjosha është diplomuar për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2005 në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2006, ajo kreu studimet Master në të njëjtin universitet për Studime Europiane.
Gjosha është kryetare e Forumit të Gruas në LSI si dhe anëtare e kryesisë. Ajo ka qenë gjithashtu nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përvojën e parë në administratën publike e ka pasur në vitin 2004 si specialiste në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjosha ka punuar më pas në Ministrinë e Punës dhe në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 u zgjodh zv.ministre në kabinetin e kryeministrit Berisha.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Klajda Gjosha nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për anëtarët e Këshillit të Ministrave për vitet 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha nga viti 2008 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2008, Klajda Gjosha nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 11.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.7 milionë lekësh.
Znj.Gjosha deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë dhe likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.2 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e znj.Gjosha dhe gati 23% nga paga e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave totale burojnë nga aktiviteti i biznesit privat të bashkëshortit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se përvse përveç pasurive në emër të saj dhe të bashkëshortit, Gjosha ka deklaruar edhe pasuri në emër të prindërve.
Në deklaratën e vitit 2009, ajo deklaron një apartament me sipërfaqe 96m2 dhe me vlerë 36 mijë USD në emër të prindërve, e cila nuk është përfshirë në analizën e pasurisë.
Në vitin 2015, subjekti deklaron blerjen e një apartamenti dupleks me çmim 78,062 euro, me burim financiar një kredi bankare prej 8.8 milionë lekësh, të ardhura nga paga prej 1.5 milionë lekësh si dhe 600 mijë lekë hua nga aktiviteti i biznesit të bashkëshortit. Huaja është shlyer plotësisht në vitin 2017.
Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2013 mungojnë të ardhurat nga biznesi të bashkëshortit në rubrikën përkatëse.
Marrë nga Reporter.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Dekriminalizimi në Shqipëri: Rritet presioni i ndërkombëtarëve përballë heshtjes së partive politike
TIRANË – Në Shqipëri, diplomatët amerikanë dhe ata europianë po i shtojnë thirrjet ndaj partive politike për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjith...
Takimi me Bashën rezulton produktiv! Fatmir Mediu: Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët
TIRANË– Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dhënë detaje lidhur me diskutimet që ka zhvilluar me numrin një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me ...
Arrihet marrëveshje! Pas Idrizit, Fatmir Mediu gjen ‘gjuhën e përbashkët’ me Bashën, kreu i PR: I gatshëm të kandidoj
TIRANË– Ka marrëveshje! Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka arritur një akord me drejtuesin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu lidhur me zgjedhjet...
Meta përshëndet promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të Bashkim Kadiut, presidenti: Intelektualët dhe rinia të bashkoj
TIRANË – Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot promovimin e librit “Vlerë e jetuar” të autorit durrsak Bashkim Kadiu.Meta ka folur për përshtypjet mbi libri...
Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ: Puna nuk ndalet, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja, mandati 3 për të viju
ZALL HERR- Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Zall-Herr, ku ka vizituar një familje e cila është ...
“Na kanë vjedhur Tiranën”, Nisma Thurje nis përgatitjet për fushatë, zyrtarizohet Pano Soko në Tiranë
TIRANË– Partia “Nisma Thurje” ka prezantuar kandidatin kryesor për mandatin e deputetit në Tiranë. Fushatën në kryeqytet do e udhëheqë ekonomisti Pano Soko...
Situata e Covid-19/ Rama: Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbi
TIRANË– Kryeministri Rama, ka reaguar pasi Komiteti i Ekspertëve ditën e sotme vendosr masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me Cov...
“Shkoi të dekoronte të vdekurit”, Taulant Balla publikoi foton e makinës së Ilir Metës, reagon Presidenca: I dënuari p
TIRANË– Presidenca ka reaguar pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi në rrjetet sociale foton e makinës së Presidentit Ilir Me...
Ministrja Kushi thirrje universiteteve: Mos i penalizoni studentët! Prezanton rregullat e reja për sezonin e provimeve, jo më
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një videomesazh drejtuar universiteteve dhe studentëve ka prezantuar rregullat e reja për provimet e sezonit të d...