Politike

Arrihet marrëveshje! Pas Idrizit, Fatmir Mediu gjen ‘gjuhën e përbashkët’ me Bashën, kreu i PR: I gatshëm të kandidoj

10 Shkurt 2021, 17:07 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshje! Pas Idrizit, Fatmir Mediu gjen ‘gjuhën e

TIRANË– Ka marrëveshje! Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka arritur një akord me drejtuesin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, pas takimit të zhvilluar sot. Të dy u takuan në ambientet e selisë blu, për të gjetur një marrëveshje mes dy partive aleate të vjetra.

Në një prononcim për mediat, kreu i PR pranoi se palët kishin gjetur gjuhë të përbashkët, duke shtuar se kishte rënë dakord që partia e tij dhe PD të garonin në një listë dhe me të njëjtin program. Më tej, ai shtoi se është i gatshëm që të garojë në secilin qark që mund t’i japë një votë opozitës. 

Mediu ishte i vetmi aleat me të cilin Basha nuk kishte ende një marrëveshje për zgjedhjet, pasi kërkesat që republikani parashtroi nuk u pranuan nga PD-ja. Kërkesa e Fatmir Mediut për më shumë se një vend fitues në Tiranë, ka sjellë “ngecjen” në bisedime. Ai kërkoi të paktën 2 mandate të sigurta, dhe 3 apo 4 kandidatë të tjerë në zona të diskutueshme, kërkesë që Basha i ka negociuar në takimin e sotëm. 

Ndërkohë që jo më larg se paraditen e sotme, Basha arriti marrëveshje me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili do të kandidojë nën logon e PD. 

Po ashtu PD ka arritur deri më tani marrëveshje edhe me aleatët e tjerë opozitarë. Nard Ndoka ka arritur marrëveshje me Bashën duke i gjetur një vend në listat fituese të PD në Shkodër, Dashamir Shehu do të garojë me PD në listat e Tiranës dhe Vangjel Dule në Korçë, bashkë me Agron Dukën në Durrës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit fatmir mediu lulzim basha zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll