Bota

Kreu i LDK-së Mustafa komenton sërish shamitë e kuqe: Më janë dukur të çuditshme, i përkasin një sistemi të kaluar

10 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së Mustafa komenton sërish shamitë e kuqe: Më

KOSOVË-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar sërish shamitë e kuqe që Lëvizja Vetëvendosje i ka vendosur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.

Sipas Gazeta Express, Mustafa ka thënë se shamitë i janë dukur të çuditshme, edhe sipas tij ato simbolizojnë një sistem të kaluar. Gjithashtu, ai ka ngritur një pyetje, ku thënë se kur të hiqen nga drunjtë shamitë do iu vendosen në qafë fëmijëve si në sistemin ditaktorial.

“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë. Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme lideri i LDK-së ka pyetur LVV-në se çfarë mesazhi kanë shamitë e kuqe dhe çfarë do të thotë republika e tretë. Ndërkohë, kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë dhe ka thënë se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll