Bota

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa: Sondazhet janë të manipuluara, terreni tregon tjetër gjë

10 Shkurt 2021, 20:06 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa: Sondazhet janë të manipuluara,

KOSOVË-Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar sondazhet që kanë përcaktuar fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtin.

Sipas Insajder, Mustafa ka thënë se fushata është diktatoriale dhe se në studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor.

“Kemi një fushatë diktatoriale, pasi që nga studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor. Sondazhet e kurdisura në studio televizive e kanë arritur pjesërisht efektin se dihet kush është fituese. Kjo ka ndikuar që LVV-ja sot nuk del e t’ju tregoi qytetarëve programin e tyre, programin për zhvillim ekonomik, shëndetësinë… Asgjë nga këto nuk shpjegohet për qytetarët. Vetëm e di se marshojnë, por askush nuk e dinë se cili do të jetë kursi i tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, ajo që tregojnë sondazhet është e kundërta e atyre që duket në terren, ku ka theksuar se partia e tij ka mbështetje të madhe dhe po marrin mbështetjen nga qytetarët.

Kemi besim se do të dalim mirë, kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve, kandidatit tonë Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe,”-ka thënë Mustafa.

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll