Bota

Vulin reagon pas fjalimit shqip të Kamberit në Kuvendin e Serbisë: Nuk është e drejtë që nuk na ofroi një përkthim

10 Shkurt 2021, 19:28 Nga DOSJA
Vulin reagon pas fjalimit shqip të Kamberit në Kuvendin e

SERBI-Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka reaguar pasi përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe, ku ka thënë se Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.

Vulin ka reaguar, duke thënë se fjala “Shiptar” nuk është ofenduese, por është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin.

Po ashtu, ai ka thënë se ka pritur me padurim që të flas sot me Kamberin, por ai nuk u paraqit në Parlamentin Serb. Ndër të tjera Vulnin ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të flasin gjuhën e tyre, por duhet të kishte një përkthyes.

“Shiptari ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë,”-tha Vulin.

Kamberi në fjalimin e tij në gjuhën shqip ka reaguar pasi termi “Shiptar” u legalizuar me një vendim gjykate në Beograd.

Në lidhje me këtë Vulin ka thënë se nuk i kupton shqiptarët pse e kanë kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre.

“Është e vështirë të gjesh një Serb që nuk thotë Shiptar, ashtu siç është e vështirë të gjesh një Shiptar i cili nuk thotë “Shiptar,”-ka thënë ai. 

Shaip Kamberi ka mbajtur fjalim në gjuhën shqipe ditën e djeshme. Fjalimi i tij ka sjell disa reagime, ku përfaqësuesit serb në Parlament nuk kanë dashur ta lejon të vazhdojë. Por, kryetari i Parlamentit, Ivica Daçiç, kërkoi që të dëgjohej fjalimi i Kamberit, duke treguar respekt ndaj lirisë së fjalës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vulin shaip kamberi aleksander vulin shaip kamberi

Sondazh

Poll