Bota

Ambasadori i Palestinës në Serbi paralajmëron masa ndaj Kosovës: Vendet islamike u mblodhën, do të marrin një vendim

10 Shkurt 2021, 19:52 Nga DOSJA
Ambasadori i Palestinës në Serbi paralajmëron masa ndaj

SERBI-Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, ka treguar se dy ditë më parë është mbajtur një takim i ministrave të Jashtëm arab në Kajro, ku një nga temat që u diskutua ishte edhe njohja reciproke ndërmjet Izraelit dhe Kosovës si dhe vendimi i Prishtinës për të hapur ambasadë në Jerusalem.

Sipas Insajder, Nabhan ka thënë se ky vendim i Kosovës është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike. Po ashtu, ai ka shtuar se vendet islamike do të marrin masa ndaj Kosovës.

Akti në vetvete është një shkelje e parimit që udhëzon vendet arabe dhe islamike, të cilat, si pjesa tjetër e botës, besojnë se Jerusalemi është qytet i okupuar. Jerusalemi për shkak të faktit se është qytet i okupuar, vendet arabe dhe islamike kanë formuar të ashtuquajturin Fondi i Jerusalemit, kryetari i të cilit është mbreti Hassan II i Marokut, detyra e të cilit është të bashkojë përpjekjet financiare të vendeve islamike drejt Jerusalemit. Ambasada në Jerusalem, vendet islamike do të marrin masa të caktuara. Kjo është pikërisht ajo që u diskutua në Kajro, në lidhje me qëllimin e Kosovës për ta bërë atë,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, në lidhje me vendimin e Kosovës, për të hapur ambasadë në Jerusalem, ai ka thënë se kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën, pasi ndikon në vendimin e vendeve për ta njohur si shtet. Ai ka vënë në dukje dhe reagimin e palasinezëve që jetojnë në Jeruzalem dhe ka sugjeruar që Kosova duhet t’i marrë për bazë reagimet e çdo vendi.

Tani për tani, ka pasur një reagim në media. Të gjitha vendet kanë shprehur kundërshtim, të udhëhequr nga Turqia, për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe BE-ja ka reaguar. Kur bëhet fjalë për vendet islamike, çfarë saktësisht do të ndodhë tutje, kjo varet nga secili vend veç e veç. Detyra ime është të paralajmëroj, sepse asnjë vend përveç Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës nuk hapi ambasadë në Jerusalem gjatë administratës Trump. Sa i përket Kosovës, mendoj se është shumë e rrezikshme për ta dhe i pengon përpjekjet e tyre për të fituar njohje ndërkombëtare.Kushdo që ndjek politikë duhet ta marrë parasysh reagimin e vendeve të tjera. Duhet pasur kujdes se si të tjerët reagojnë ndaj teje. Kosova duhet të marrë parasysh reagimet e vendeve arabe dhe islamike. Gjysmë milioni palestinezë jetojnë në atë Jerusalem ku duan të hapin ambasadë”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, Kosova duhet të flasë edhe me palestinezët para se të marrë vendim për të hapur ambasadë në Jerusalem.

“Është qytet palestinez, ai që dëshiron të hapë atë ambasadë atje duhet të flasë me palestinezët. Nëse dua të vij në shtëpinë tënde, duhet të trokas në derë. Të të njoftoj se po vij, sepse nëse vij ndryshe kjo nuk është në rregull. Nuk është në marrëdhëniet ndërpersonale ose ndërshtetërore”, tha ai.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që ishte ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trump në shtator të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshinte gjithashtu njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe vendimin që Kosova dhe Serbia t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem. Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marredhenia izrael-kosove mohamed nabhan marredhenia izrael-kosove mohamed nabhan

Sondazh

Poll