Bota

Policia i vendosi gjobë pasi theu orën policore, alarmohet populli grek për 80-vjeçaren e pastrehë, e moshuara: Kam shtëpi

10 Shkurt 2021, 19:13 Nga DOSJA
Policia i vendosi gjobë pasi theu orën policore, alarmohet populli

GREQI– Një 80-vjeçare e pastrehë është gjobitur me 300 euro pasi kishte thyer orën policore.

Ndërkohë menjëherë pasi ky lajm ka rënë në vesh të qyetarëve këto të fundit kanë alarmuar vendin sa detyruan ministrin e Financave, Hristos Stajkuras, të anulonte vendimin. Ndërkohë ajo ka dhënë edhe një intervistë që ka dhënë për mediat greke ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe i kanë qëdruar pranë .

“Jeta ka qenë e padrejtë me mua. Por gjej rastin t’i falenderojë të gjithë ata që ma kanë ndihmuar dhe më qëndruan pranë. Nuk dua para. Kam një vajzë, por ajo jeton larg dhe ka krijuar jetën e saj. Nuk kam asnjë pranë vetes, por bëj sa mundem”, tha 80-vjeçarja.

E moshuara ka qenë dëshmitare e vdekjeve të dy djemve të saj dhe të një nipi, të cilët humbën jetën në një aksident automobilistik. Vdekja e nipit ishte tepër e rëndë për të, e për këtë arsye helmoi veten me qëllim që t’i jepte fund asaj. Fatmirësisht asokohe ambulanca iu gjend menjëherë pranë dhe mundi që të shpëtonte.

“Kam shtëpi, por nuk mund të qëndroj atje. Kam fotografitë e të gjithë të vdekurve. Thjesht eci rrugëve, më pëlqen të shoh njerëz, pasi nuk ndihem e vetme”, ka përfunduar e moshuara.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyshe marian gjyshe marian

Sondazh

Poll