Bota

Twitter nuk ndryshon vendim për Trump/ Zyrtari: E ka të ndaluar hapjen e një llogarie edhe nëse kandidon sërish

10 Shkurt 2021, 20:24 Nga DOSJA
Twitter nuk ndryshon vendim për Trump/ Zyrtari: E ka të ndaluar hapjen

SHBA-Zyrtari kryesor financiar i Twitter, Ned Segal ka deklaruar se nuk do ta heqin vendimin për ndalimin e Donald Trump, edhe nëse ai kandidon sërish. Sipas tij, vendime të tilla janë marrë për të siguruar që njerëzit nuk do nxisin dhunë.

Kur ju hiqeni nga platforma, ju hiqeni nga platforma. Politikat tona janë krijuar për t’u siguruar që njerëzit nuk janë duke nxitur dhunë. Ai u hoq kur ishte president dhe nuk do të kishte asnjë ndryshim për askënd që është një zyrtar publik pasi të jenë hequr nga shërbimi,”-tha CFO Ned Segal.

Twitter bllokoi llogarinë personale të Trump muajin e kaluar pas protestave në Capitol në 6 janar, duke justifikuar se i përdori për të nxitur dhunë, po ashtu  Snapchat e ka ndaluar përgjithmonë Trumpin nga platforma. Ndërsa, nga kompania Facebook dhe Instagram është nën pezullim të përkohshëm,  pasi hetimet po vazhdojnë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump neg segal donald trump neg segal

Sondazh

Poll