Aktualitet

E rëndë në Fier! ‘Maskat’ futen për të grabitur banesën në Roskovec, pronari i pikas, hajdutët e armatosur përplase

10 Shkurt 2021, 20:32 Nga DOSJA
E rëndë në Fier! ‘Maskat’ futen për të

FIER– Grabitja brenda një banesë në Roskovec ka përfunduar me një të plagosur. “Maskat” kanë hyrë rreth orës 20:20, në banesën e 65-vjeçarit me iniciale A. Çepele, Por janë pikasur nga vetë pronari i banesës dhe i afërmi i tij, të cilët kanë ndërhyrë për të ndalur grabitësit, pa e ditur që këta të fundit ishin të armatosur.

Grabitësit, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve, duke lënë të plagosur 40-vjeçari Arben Çepele, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit, pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në kraharor prej të cilit edhe rrezikon jetën sepse i ka prekur arterien kryesore. Ndërkohë që Policia ka nisur nga puna për kapjen e autorëve, duke ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve të grabitjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në Roskovec, persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij. Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben çepele grabitje ne roskovec arben çepele grabitje ne roskovec

Sondazh

Poll