Bota

Hoti zhvillon tubime në Prishtinë: Qytetarët do t’ua tregojnë vendin atyre që kundërshtuan pavarësinë në vitin 2006

10 Shkurt 2021, 18:49 Nga DOSJA
Hoti zhvillon tubime në Prishtinë: Qytetarët do t’ua

KOSOVË-Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ditën e sotme ka zhvilluar tubime në Hajvali të Prishtinës. Gjatë fjalimit të tij ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë përballë dy alternativave, asaj për demokraci që përfaqësohet nga LDK-ja dhe alternativës së autokracisë që përfaqësohet nga ata me shamia të kuqe, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosja.

“Qytetarët e Kosovës, të dielën kanë me ua tregu vendit, të kuqve që në 2006-ën, hipur në kamion dhe me megafon, kundërshtonin pavarësinë e Kosovës. Të dielën janë dy opsione, ai për demokraci dhe opsioni për autokraci. Në Kosovë fiton gjithmonë demokracia. Këtyre që me shamia të kuqe po përhapin propagandë, u ka ardhur fundi. Janë pakicë në këtë vend”, tha Hoti.

Po ashtu, Hoti ka thënë se ka shumë projekte për të çuar përpara, si marrëveshja e Uashingtonit. Gjithashtu ka premtuar se do të vazhdojë investimet në Prishtinë.

“Tani ne kemi projekte për të çuar Kosovën përpara. Kemi Marrëveshjen e Uashingtonit që i siguroi Kosovës 1 miliard euro investime. Situata është si në vitin 2000, i kemi mbi krye krejt këta me propagandë, por me bekimin e qytetarëve të Kosovës, me bekimin e Zotit dhe të miqve tanë ndërkombëtarë, ne do të fitojmë të dielën”, tha Hoti.

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll