Bota

Vjosa Osmani shkon në Koshare: Sa herë kthehemi këtu, e shohim sa e vështirë ishte rruga për lirinë e Kosovës

10 Shkurt 2021, 18:33 Nga DOSJA
Vjosa Osmani shkon në Koshare: Sa herë kthehemi këtu, e shohim sa

KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka vizituar Kompleksin Memorial në Koshare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Osmani, e cila më anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka shkuar bashkë me bashkëpunëtorët e saj, përfshirë këtu edhe kandidaten për deputete, Donika Gërvalla.

Ndër të tjera ajo është shprehur se sa herë që viziton Kompleksin memorial në Koshare, kujton sesa e vështirë ka qenë rruga për liri e Kosovës.

“Në Kompleksin memorial në Koshare, sa herë kthehemi, e shohim sa e zorshme ishte rruga për lirinë e Kosovës dhe sa stoike ishte lufta e Sali Çekajt e Agim Ramadanit me bashkëluftëtarë. Bashkë me Donikën, e me disa bashkëluftëtarë të tyre si dhe me veprimtarë të tjerë, nderuam kujtimin për heronjtë që e bën të mundshme lirinë tonë! I përjetshëm kujtimi për ta”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë: 

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll