Bota

Nis dita e dytë e gjyqit ndaj Donald Trump, prokurorët do të paraqesin dhe njëherë prova për fajësimin e tij

10 Shkurt 2021, 18:15 Nga DOSJA
Nis dita e dytë e gjyqit ndaj Donald Trump, prokurorët do të

SHBA-Dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Donald Trump ka filluar. Prokurorët do të përpiqen edhe një herë të provojnë se Trump nxiti trazirat vdekjeprurëse të 6 Janarit në Capitol.

Demokrati Jamie Raskin nisi i pari, ai ka thënë se gjyqi ndaj Trump nuk është një garë mes partive politike, por momenti i të vërtetës për Amerikën.

Ndërsa, menaxheri demokratik i fajësimit Joe Neguse ka treguar se ai planifikon të provojë rolin e Trump në nxitjen e ngjarjeve të 6 janarit, në tri pika kryesore, provokimi, sulmi dhe dëmi pasues.

Gjyqi i Donald Trump është zhvilluar dhe ditën e djeshme, ku seanca ka nisur me publikimin e një video ku shfaqej një kronologji, nga fjalimi i Trump deri te trazirat e 6 janarit. Demokratët kanë kërkuar fajësimin e tij, ndërsa kjo është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kanë thënë se ajo që në fjalimin e Trump nuk ka pasur nxitje për protesta të dhunshme. Donald Trump nuk ka qenë prezent në gjyq, ai është përfaqësuar nga avokatët mbrojtës. Ndërsa, Joe Biden nuk është përfshirë në proces.

Për çfarë akuzohet Trump?

Më 13 janar, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, votoi me 232 me 197 kundër për akuzat e Trump mbi “nxitjen e kryengritjes” pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitolin në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. 10 përfaqësues republikanë votuan për ta fajësuar.

Prokurorët kanë ngritur akuza se shkak i dhunës në protestën në Capitol është ish-presidentit. Pesë persona vdiqën dhe qindra u plagosën, anëtarët e Kongresit dhe stafi u terrorizuan dhe selia e ndërtesës së qeverisë amerikane u la me shenja plumbash në mure, të gjitha në një përpjekje për të parandaluar certifikimin e Joe Biden.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjyqi i trump gjyqi i trump

Sondazh

Poll