Bota

MEGAOPERACION në Mali të Zi! “Kurthi” prangos 24 persona, sekustrohet 500 kg marijuanë nga Shqipëria, kishte destinacion

10 Shkurt 2021, 18:18 Nga DOSJA
MEGAOPERACION në Mali të Zi! “Kurthi” prangos 24 persona,

PODGORICË– Megaoperacion anti-kanabis në Mal të Zi! Pas më shumë se 10 muajsh hetime, Policia ka finalizuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “Kurth”, duke vënë në pranga 24 persona.

Të arrestuarit akuzohen se janë organizatorë dhe anëtarë të një grupi që merret me trafikun e drogës nga Shqipëria, përmes Malit të Zi, për ta çuar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Jo më pak se 180 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion dhe kanë kontrolluar një më një të gjithë banesat dhe vendet ku qëndronte grupi, duke sekuestruar 500 kilogram kanabis, që ende nuk ishte nisur për në destinacion. Nga hetimet e bëra rezulton se dhe sasia prej 2.6 ton që u kap në nëntor, e cila vinte nga Shqipëria, ishte “pronë” e grupit kriminal që operonte në Mal të Zi.

Mediat malazeze nuk i kanë publikuar emrat e personave të arrestuar por vetëm inicialet e tyre. Me pranga në duar janë vendosur: SU, AK, I.LJ., MR, DK, BI, AM, IK, DD, S.Đ., DM, EN, NV, MK, PK, të gjithë nga Ulqini, si dhe IP, BP, TP, RK, SV, SM, PD nga Nikshiqi, RP nga Podgorica dhe N.V. nga Tivari.

Përveç 500 kg kanabis, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan pesë automjete, një skaf, një pistoletë, një pushkë, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM. Lidhur me operacionin ka reaguar edhe zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç, u shpreh se shteti po funksiononte dhe po godiste krimin e organizuar.

Ndërkohë nuk dihet nëse edhe në Shqipëri ka nisur një hetim paralel me homologët malazezë, të cilët kanë bërë me dije se “kokat” e grupit ishin shqiptarë dhe se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni grupi i kanabisit ne mal te zi megaoperacion ne mal te zi operacioni kurth ne mal te zi grupi i kanabisit ne mal te zi megaoperacion ne mal te zi operacioni kurth ne mal te zi

Sondazh

Poll