Politike

Situata e Covid-19/ Rama: Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbi

10 Shkurt 2021, 15:21 Nga DOSJA
Situata e Covid-19/ Rama: Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht. Ora policore

TIRANË– Kryeministri Rama, ka reaguar pasi Komiteti i Ekspertëve ditën e sotme  vendosr masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Në një postim që  ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se masat që janë vendosur duhet të zbatohen rigozisht nga të gjithë personat pa përjashtim.

Ai ka thënë ndër të tjera, se ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht. Ndër të tjera ai ka thënë se sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme

POSTIMI I PLOTË: 

MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej? Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania. Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid. Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021. Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

 Duke filluar nga nesër, Shqipëria do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00 për dy javë rresht, deri në datën 25 shkurt. Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes së zhvilluar pas shtimit të rasteve në vend me Covid-19 bëri me dije se ora policore do të shtrëngohet me dy orë të tjera, për të ulur numrin e të infektuarve. Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja një ditë më parë kur u shënuan 1239 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 96 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi edi rama mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 11:24

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka pritur ditën e sotme Ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korcdo...

Politike 10 Shkurt 2021, 11:04

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka fajësuar qytetarët për përmbytjen e varrezave. Në një lidhje me Report TV, Ndreu tha se qytetarët kanë varre...