Politike

“Shkoi të dekoronte të vdekurit”, Taulant Balla publikoi foton e makinës së Ilir Metës, reagon Presidenca: I dënuari p

10 Shkurt 2021, 14:33 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenca ka reaguar pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi në rrjetet sociale foton e makinës së Presidentit Ilir Meta dhe shkruante se kishte shkuar në Librazhd për të dekoruar gjyshin e një qytetari të ikur nga bota shumë vite më parë.

Këshilltari i Presidentit Tedi Blushi shkruan se ky është një mashtrim dhe sipas tij, Meta ka shkuar sot në Librazhd pas ftesës që i është bërë nga një familje sportdashëse.

Kur “Miss Parlamenti” Tao Tao, mashtron Tao Taon! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka qenë sot në Librazhd, por i ftuar nga familje me tradita sportdashëse dhe të rinj të këtij qyteti, jo siç mashtron i dënuari për shpifje Tao Tao. Presidenti Meta do të shkojë jo vetëm në Librazhd, por në të gjitha zonat e Shqipërisë ku qytetarët e revoltuar me shkeljet e Kushtetutës e kërkojnë për t’i shprehur shqetësimet dhe hallet e tyre. Në çdo referendum, Librazhdi ka qenë në anën e duhur të historisë. Me Kushtetutën ka qenë Librazhdi në vitin ’94, me Kushtetutën u bë në vitin ’98, me Kushtetutën do jetë edhe në 25 prill 2021. Presidenti Meta do ta vizitojë gjithmonë e më shpesh Librazhdin, për ngjashmërinë e madhe, që ka me Çorovodën, të dyja si krahët e pëllumbit buzë lumit.”, shkruan Tedi Blushi.

Më herët, Taulant Balla shkroi në ‘Facebook’:

Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…”, ndërsa publikoi edhe foton e mëposhtëme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla tedi blushi taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 11:24

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka pritur ditën e sotme Ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korcdo...

Politike 10 Shkurt 2021, 11:04

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka fajësuar qytetarët për përmbytjen e varrezave. Në një lidhje me Report TV, Ndreu tha se qytetarët kanë varre...