Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj zhvillon tubime në Pejë, deputeti i AAK-së: Vendi e shpalli fitoren me prezencën masive

10 Shkurt 2021, 17:31 Nga DOSJA

KOSOVË-Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka mbajtur tubim në Pejë. Ndërkohë, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook falënderoi Pejën për mbështetjen që i ofruan sot kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në postimin e tij ai shprehet i sigurt për fitoren, ku shkruan se Peja e shpalli fitoren me prezencën.

“Peja e shpalli fitoren me prezencën masive të qytetarëve të saj. Faleminderit lulja e Dukagjinit!”, shkroi Daut Haradinaj.

Zgjedhjet ne Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, ndërsa akuzat po shtohen dita-ditës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhet ne kosove zgjedhet ne kosove

Sondazh

Poll