Politike

Ministrja Kushi thirrje universiteteve: Mos i penalizoni studentët! Prezanton rregullat e reja për sezonin e provimeve, jo më

10 Shkurt 2021, 14:19 Nga DOSJA
Ministrja Kushi thirrje universiteteve: Mos i penalizoni studentët!

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një videomesazh drejtuar universiteteve dhe studentëve ka prezantuar rregullat e reja për provimet e sezonit të dimrit.

Kushi iu drejtua universiteteve duke i thënë se në rastin që studenti nuk futet dot në këtë sezon të ketë mundësi që ta japë provimin në sezonin tjetër, duke mos u penalizuar. Ajo bëri të ditur se sezoni i provimeve do të jetë për një afat 45 ditësh, ndërsa mungesat nuk do të jenë problem për studentët që nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në leksione apo seminare.

Ndër të tjera është vendosur që numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 persona, provimi të zgjasë jo më shumë se 1 orë si dhe masak do të të mbahet me detyrim në salla.

DEKLARATA:

Pas një takimi të gjatë me rektorët e Universiteteve i kam dërguar një shkresë Komitetit të Ekspertëve, dua të falenderoj anëtarët e nderuar të komitetit.  Besoj fort se ky është një hap pozitiv për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Do të kërkoja nga të gjitha Universitetet, së pari: në ato raste kur është e pamundur që provimi të bëhet online, provimi të bëhet në respekt të rreptë të masave anticovid. Të gjithë studentët që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, tiu ofrohet mundësia që ti bëjnë provimet në një sezon tjetër.

Sezorni i provimeve të jetë për një afat 45 ditësh, së katërti mungesat të mos u penalizojnë studentët oër të hyrë në provime, duke marrë parasysh vështirësitë që ka pasur.

Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 persona, provimi të zgjasë jo më shumë se 1 orë, të mbahet me detyrim maska dhe të ketë higjenë të plotë në salla. Secili prej Universiteteve duhet të ketë rregulloren para nisjes së sezonit.

Ky videomesazh vjen pas konferencës që u mbajt ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve aty ku u vendos ora 20:00 deri në 06:00 si fasha orari të reja për kufizimin e lëvizjes së njerëzve. Gjithashtu u vendos që mësimi do të jetë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Ministrja Manastirliu tha se sezoni i provimeve për universitetet rekomandohet të zgjatet duke bërë një kombinim online dhe në auditor të tyre.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi sezoni i dimrit ne universitete thirrja per universitetet evis kushi sezoni i dimrit ne universitete thirrja per universitetet

Sondazh

Poll

Politike 10 Shkurt 2021, 11:24

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka pritur ditën e sotme Ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korcdo...

Politike 10 Shkurt 2021, 11:04

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka fajësuar qytetarët për përmbytjen e varrezave. Në një lidhje me Report TV, Ndreu tha se qytetarët kanë varre...