Bota

Covid-19/ Britania e Madhe mund të ndalojë udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për pushimet verore

10 Shkurt 2021, 16:51 Nga DOSJA
Covid-19/ Britania e Madhe mund të ndalojë udhëtimet brenda dhe

BRITANIA E MADHE-Qeveria ka paralajmëruar anulimin e pushimeve verore. Sipas BBC, pasi zyrtarët njoftuan se udhëtimet nga vendet e huaja mund të mos ishin të munduara gjatë vitit 2021, ministri i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps ka shtuar se një skenar i tillë mund të ndodhë edhe brenda vendit.

Gjithashtu, ai shtoi se ishte ende shumë herët për të dhënë një pamje të qartë rreth asaj se çfarë kufizimesh do të hynin në fuqi gjatë verës duke këshilluar që të mos bëjnë asnjë plan derisa të qetësohet situata. 

“Derisa të njohim rrugën e bllokimit, të cilën nuk mund ta dimë derisa të kemi më shumë të dhëna, më shumë informacion mbi vaksinat gjithashtu, ju lutem mos  rezervoni pushime,”-ka thënë Shapps.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,972,148 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 113,850 pacientë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe britania e madhe

Sondazh

Poll