Aktualitet

E RËNDË! Mori ‘çiften’ e babait, vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 12-vjeçarja nga Velipoja

10 Shkurt 2021, 15:46 Nga DOSJA
E RËNDË! Mori ‘çiften’ e babait, vetëvritet

VELIPOJË- Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri një 12-vjeçare në fshatin Baks në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:05, ku e mitura e identifikuar si Esmeralda Gjeka, ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj.

E mitura është nisur me urgjencë për në spital por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje, pa marrë mjekimin e parë nga bluzat e bardha. Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se arma ishte siper raftit të dhomës së prindërve dhe 12-vjeçarja e ka marrë për të luajtur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Velipojë/Informacion Paraprak

Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmeralda gjeka vdes esmeralda gjeka vetevritet e mitura ne velipoje esmeralda gjeka vdes esmeralda gjeka vetevritet e mitura ne velipoje

Sondazh

Poll