Aktualitet

‘Përse nuk procedohet administrata?/ Avokati i infermieres së ‘Shefqet Ndroqit’ kërkon të hetohen mjekët: Njerëzit u

10 Shkurt 2021, 14:48 Nga DOSJA
‘Përse nuk procedohet administrata?/ Avokati i infermieres së

TIRANË– Tre infermieret dhe sanitarja janë përballur ditën e sotme me Gjykatën. Infermierja Rukije Hoxha deklaroi se ishte e pafajshme e se nuk kishte lidhje me Tiren, ndërkohë që të njëjtën gjë tha dhe avokatja e infermieres Sidorela Çeles.

Antoneta Sevdari tha se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara. Avokatja i ka kërkuar llogari prokurorit se përse nuk janë hetuar doktorët, pasi kjo çështje nuk mund të përfshijë vetëm pastrueset dhe infermierët.

Pjesë nga debati:

Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s’ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s’ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.

Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet administrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.

Sidorela: Nuk kam qenë fare!

Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.

Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rukije hoxha sidorela cela tire alldervishi rukije hoxha sidorela cela tire alldervishi

Sondazh

Poll